Opinione

Në kohë të pakohë, po i ndihmohet Prokurorisë!

Shkruan: Avokat Ardian Bajraktari

Deklarimet se ish krerët e UÇK-së janë të përfshirë dhe përfshihen në çështje politike, përveç se është goditje e ulët dhe nën brez, janë të pasakta dhe të pa mundura të ndodhin.

Dhënia e instruksioneve është e pamundur me ndodhë për faktin se tashmë ka një kohë që çdo vizitë dhe takim nga ana e ish krerëve të UÇK-së, monitorohen në mënyrë shumë rigoroze nga ana e Gjykatës Speciale, në prani të së paku dy personave tjerë.

Kryeministri i Kosovës, përveç që nuk ka marrë mundin asnjëherë për t’i vizituar ish krerët e UÇK-së, për më keq, shpërfaqë edhe mosinteresim për t’i vizituar.

Pra, në aspektin njerëzor, kjo është goditje e ulët, goditje nën brez, në aspektin faktik është e pamundur të ndodhë, për shkak të masave shumë kufizuese.

Në aspektin e procesit, bazuar në praktiken e punës së Gjykatës, këto deklarime shkojnë një funksion të Prokurorisë, për faktin se ka pasur raste kur prokuroria, ka përdorur deklarimet publike të njerëzve me shumë më pak ndikim në shoqëri, si arsyetime për të ju vazhduar masa e paraburgimit ish krerëve të UÇK-së, konkretisht është rasti me deklarimet e një analisti në studio televizive, ku prokuroria i ka përdorë të njëjtat për vazhdimin e masës së paraburgimit të z. Krasniqi.

Ata nuk ballafaqohen me akuza si individ, por si ish krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nëse nuk mund t’i ndihmoni, së paku mos e rëndoni situatën dhe mos bëni veprime që shkojnë në dëm të tyre. Është kohë e pakohë dhe ndihmon padrejtësinë për arsyetime të reja, mbase të paqëndrueshme!

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexo edhe për
Close
Back to top button