Ballina

Ky dyshohet të jetë autori i krimit në Prizren, arrestohet nga Policia – momentalisht ndodhet në spital

foto ilustrim

Është arrestuar autori i krimit të rëndë të shënuar sot në orët e para të mëngjesit në rrugën “Shote Galica” në komunën e Prizrenit, i cili la të vdekur njërën prej vajzave të tij, lëndoi vajzën tjetër dhe bashkëshortën, duke tentuar ta lëndojë edhe vetën, raporton GazetaDemos. 

Siç e ka konfirmuar për GazetënDemos zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, viktima dhe të gjithë të lënduarit, janë familjarë mes vete, shtetas turqë me banim të përkohshëm në Prizren. 

I arrestuari i takon moshës 44-vjeçari me inicialet M.G, e që në media emri i plotë i tij raportohet të jetë Mehmet Gorenc.

M.G pasi ka lënduar edhe vetën, është shtrirë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku po merr tretmanin e nevojshëm mjekësor.

Viktima e kësaj tragjedie, i takon moshës 15-vjeçare.

E lënduara tjetër, po ashtu e moshës së mitur, momentalisht është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe e njëjta është duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë.

Lëndime ka pësuar edhe bashkëshortja e dorasit, e cila i takon moshëa 35-vjeçare.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button