Arrestohet i dyshuari në Ferizaj, për vrasje në tentativë, ai kishte kontaktuar vet policinë për t’u dorëzuar

Policia në Ferizaj ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar për “Vrasje në tentativë”, ku një person ishte plagosur.

31 vjeçari kishte kontaktuar policinë dhe ka shprehur vullnetin për vetëdorëzim, ndërsa ai është ndaluar për 48 orë.

“Lidhur me rastin “Vrasje e mbetur në tentativë”, i cili ka ndodhur më 21.12.2025, rreth orës 23:50, në rrugën “Wesley Clark” në Ferizaj, ku si pasojë kishte mbetur i plagosur një person, ju njoftojmë se sot, më 21.01.2026, rreth orës 11:15, i dyshuari A.R, 31 vjeç ka kontaktuar Qendrën e Komunikimit Rajonal të Policisë në Ferizaj, duke shprehur vullnetin për vetëdorëzim.

“Pas kësaj, hetuesit rajonalë përgjegjës për rastin, në bashkëpunim me një njësi patrulluese, kanë shkuar në adresën e të dyshuarit, ku edhe është realizuar arrestimi i tij. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe për të gjitha veprimet hetimore të policisë”, thuhet në njoftim”

Artikuj të tjerë

Back to top button