Arrestohet një person në Istog, kapet me mbi 25 gramë narkotikë në BMW X6

Një aksion i njësive antidrogë në Istog ka rezultuar me arrestimin një 30-vjeçari, i cili dyshohet për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.

Ngjarja ka ndodhur më 23 dhjetor 2025, rreth orës 22:00, kur njësitet e DHTN-së nga Peja, në kuadër të një plani operativ, kanë ndaluar për kontroll një veturë BMW X6, ngjyrë vishnje, e cila drejtohej nga i dyshuari.

Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë kanë gjetur një qese plasmasi me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë totale 25.5 gramë, si dhe një brisk me gjatësi rreth 8 centimetra, i cili dyshohet se ishte në posedim të të dyshuarit.

Rasti është nën hetim, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës

info@tandempress.net
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button