Arrestohet një person në Pejë, gjatë kontrollit i ishte gjetur një sasi droge e llojit marihuanë

Një person është arrestuar më 14 janar në fshatin Bellopojë të Pejës, pasi gjatë kontrollit të veturës së tij i është gjetur 8.4 gramë marihuanë.

“Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës ndërkaq në njoftim shkruhet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij i janë gjetur 8.4 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Rasti po trajtohet sipas procedurave të rregullta ligjore, dhe i dyshuari mbetet në mbajtje në pritje të veprimeve të mëtejshme nga prokuroria.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button