Arrestohet një person në Podujevë, sekuestrohen narkotikë dhe një armë

Gjatë ditës së sotme njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Podujevë, pas një pune operative, ka kontrolluar një objekt të pashfrytëzuar, ku ka gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë dhe kokainë, cigare të mbushura me substancë narkotike, cigare elektronike , një peshore digjitale, si dhe një pistoletë me karikator dhe fishekë.

Sipas njoftimit në lidhje me rastin, është arrestuar një person, i cili, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë.

Rasti po hetohet për veprat penale që lidhen me narkotikët dhe mbajtjen e paautorizuar të armëve.

Artikuj të tjerë

Back to top button