Arrestohet një person në Podujevë, dhunoi fizikisht gruan e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Podujevë për veprën penale “Dhunë në familje”.
Sipas forcave të rendit, dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
“Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.//TandemPress.



