Arrestohet personi i cili përmes komenteve, kanosi gazetarët, dhe mediumin e Klan Kosovës

V.H është arrestuar nga autoritetet për shkak të veprimeve të tij në rrjetet sociale, ku ka ushtruar mashtrim dhe ka dërguar kërcënime ndaj mediumit Klan Kosova.

Ai kishte publikuar një postim që i drejtohej direkt këtij mediumi, duke përdorur manipulim fotografik për të bërë pretendimet e tij më të besueshme. Postimi ishte shoqëruar gjithashtu me gjuhë fyese, duke e çuar situatën në një nivel të dëmshëm për reputacionin e mediumit dhe autorit të emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi.

Tashmë i arrestuari, në profilin e tij të Facebook-ut shfaqej si admirues dhe i fiksuar pas kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe përdorte shpesh në komente termin “Klan Serbia”.

Për shkak të këtyre veprimeve, manipulimit të imazheve dhe përdorimit të gjuhës fyese i dyshuari ka përfunduar në pranga, duke u përballur me akuzat për kërcënim dhe shpifje ndaj mediumit dhe personazheve publike.

info@tandempress.net
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button