Përfundon raundi i tretë i votimit për 2 anëtarë të Kushtetueses: Emine Pozhari merr 60 vota

Ka përfunduar edhe raundi i tretë i votimit në Kuvendin e Kosovës për dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. 

Votat janë si vijon: 

Jorida Xhafaj – 63 vota

Emine Avdyli Pozhari – 60 vota

Flamur Mrasori – 49 vota

Zahir Qerkini – 48 vota

18:30 – E përditësuar

Shpresa Emra është eliminuar nga gara për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Emine Avdyli Pozhari vazhdon me më së shumti vota, pas votimit të fshehtë në Kuvendin e Kosovës. 

Votat në rundin e dytë: 

Zahir Qerkini – 42 vota

Flamur Mrasori – 43 vota

Emine Avdyli Pozhari – 63 vota

Jonida Xhafaj – 62 vota

Kuvendi i Kosovës po e vazhdon procesin e votimit të fshehtë për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Pas raundit të parë të votimit ku kanë marrë pjesë 114 deputetë, askush prej kandidatëve nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për të u zgjedhur gjyqtar.

Megjithatë, më se shumti vota në raundin e parë ka marrë Emine Avdyli Pozhari, e cila është bashkëshortja e analistit Xhevdet Bozhari, i cili njihet si mbështetës i madh e kryeministrit Albin Kurti.

Në raundin e parë Emine Avdyli Pozhari ka marrë 58 vota.

Pas saj është sa renditet Jonida Xhafaj me 57, Flamur Mrasori me 47 vota, Zahir Qerkini me 43 vota, Shpresa Emra me 14 vota dhe Benina Kusari me 3 vota.

Kjo është fundit është eliminuar për raundin e dytë të votimit, meqenëse kandidati që merr më se paku votat eliminohet.

Sipas procedurës, deri në arritjen e votave të nevojshme, kandidati që merr më se paku vota largohet nga gara.

Opozita dhe shoqëria civile dje kanë shprehur shqetësimet e tyre për kapjen e Kushtetueses nga VV-ja.

Një shqetësim të tillë e ka shprehur dje edhe shefja e Grupit Parlament të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar nga partia në pushtet që të ndalojë përpjekjen për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

Ajo ka bërë me dije se disa nga kandidatët që nesër në Kuvend pritet të votohen për anëtar të Kushtetueses kanë lidhje me VV-në.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se nëse kapet Kushtetuesja, lëkundet vetë shteti.

Kur në listë dalin kandidatë, familjarë me lidhje të afërta me propagandues politik, atëherë nuk kemi më proces të drejtë e të pastër. Kemi tentativë për kontroll e kapje institucionale, rrjedhimisht për ta kthyer Gjykatën Kushtetuese në vegël të pushtetit. Kushtetuesja është gardian i Kushtetutës. Jo mburojë për partinë në pushtet e as strehë për të afërmit e tyre. Por as edhe për shpërblim politik për ata që i shërbyen propagandës partiake! Prandaj dhe Kushtetuesja duhet të qëndroj mbi politikën dhe jo nën të.”, ka shkruar ajo.

Artikuj të tjerë

Back to top button