Audia “fluturon” me 115 km/h në fshatin Mirosalë, policia gjobit 29-vjeçarin

Një 29 vjeçar është gjobitur nga policia, sot rreth orës 16:40, në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, saktësisht në fshatin Mirosalë.
Policia bën të ditur se ndaj shoferit A.N., 29 vjeç, është shqiptuar gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe heqje e patentë-shoferit për 3 muaj.
Po ashtu, i njëjti është përjashtuar nga komunikacioni.
“Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat e komunikacionit, pasi tejkalimi i shpejtësisë dhe moskujdesi gjatë ngasjes mund të shkaktojnë aksidente me pasoja në njerëz dhe dëme materiale”, thotë tutje policia.