Lajme

Vrasjet në Kosovë, alarmon Elezi për situatën e sigurisë në vend: Ka degradim serioz

Eksperi i Sigurisë, Bedri Elezi ka alarmuar sa i përket situatës së sigurisë në vendin tonë, duke marr parasysh numrin e vrasjeve dhe përdorimin e armëve në Kosovë.

Ai tha se posedimi i madh i armëve paleje shkakton rrezik të lartë në aspektin e sigurisë për jetën e qytetarëve, duke shtuar se gjithmonë kjo temë nuk është trajtuar me vëmendje të plotë.

“Fatkeqësisht më duhet të riktheksoj se kemi një degradim serioz sa i përket sigurisë publike në territorin e Republikës së Kosovës. Posedimi i armëve paleje, rreziku që ato e shkaktojnë, përdorimi dhe posedimi nga persona jokompetent dhe më pas edhe shkaktimi i vdekjeve janë probleme shumë serioze të cilat besoj që në aspektin e sigurisë duhet të kenë një vëmendje të shtuar ngase nga viti në vit kemi numër të madh të viktimave, rritje të madhe enorme sa i përket rrezikut të jetës apo edhe marrjes së jetës nga posedimi i armëve nga persona jokompetent”, tha ai.

Elezi tutje shtoi kritika drejt Policisë së Kosovë, për siç tha ai përformancën e dobët rreth trajtimit të armëve paleje, duke u shprehur se i mugojnë veprimet konkrete që çojnë në rezultat të ndalimit të tragjedive.

“Në Kosovë nuk është që ky problem është trajtuar dhe nuk e ka marr vëmendjen e duhur nga institucionet kompetente. Përshembull, Policia e Kosovës fatkeqësisht deri më tani ka një përformancë të dobët duke e organizuar prioritetin e parë të tyre në tiketa. Kryesisht Policia ka kaluar në Polici tiketash dhe në asnjë mënyrë për të marr veprime konkrete, plane operative për gjetjen, sekuestrimin nga përdorimi i armëve”, shtoi tutje Elezi për KlanKosova.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button