BallinaEkonomi

Lidhja e Bizneseve ka vizituar BQK-në dhe dakordohen për të rritur bashkëpunimin

Përfaqësuesit e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, të kryesuar nga kryetari Besart Dreshaj, nënkryetari Hashim Deshishku, antare e Bordit , Arijeta Pozhegu dhe Lorik Fejzullahu, sot kanë vizituar Bankën Qëndore të Republikës së Kosovës ku u priten nga guvernatori Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorë, ku temë diskutimi ishte bashkëpunimi në të mirë të zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe sfidat me të cilat po përballen bizneset.

Me këtë rast kryetari Dreshaj, pasi ka uruar guvernatorin Ismaili, ka adresuar disa çështje me të cilat përballen bizneset e Kosovës, e që në një mënyrë ndërlidhen edhe me sistemin financiar në përgjithësi dhe atë bankar në veçanti.

“Guvernatori Ismaili u zotua se kërkesat e bizneseve që ndërlidhen dhe i takojnë fushëveprimatarisë së BQK-së gjithsesi se do të trajtohen, analizohen me kujdes dhe do të bëhen përpjekje në zgjidhjen e tyre, brenda kornizes ligjore”, thuhet në njoftimin e LBK-së.

Sipas LBK-së çështjet që përkojnë me rritjen e qasjes në financa dhe shërbime financiare, avancimin e kornizës ligjore, e çështje tjera që ndërlidhen me bashkëpunimin në mes të BQK-së dhe përfaqësëve të bizneseve në vend, do të zënë vend në prioritetet e punës së Guvernatorit.

“Lidhja e Bizneseve dhe Banka Qendrore e Republikës së Kosovës u dakorduan për të rritur bashkëpunimin dhe komunikimin në funksion të rritjes së transparencës sidomos për shërbimet e industrisë financiare e bankare, që përkojnë me përkrahje edhe të industrisë si degë e ekonomisë në rrethanat aktuale”, thuhet tutje.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button