Një banesë përfshihet nga flakët në Prishtinë

Një banesë raportohet se është përfshirë nga zjarri në lagjen Arbëria të Prishtinës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe policia, të cilët kanë intervenuar për shuarjen e flakëve.
Ndërkaq, shkaqet e zjarrit ende nuk dihen dhe janë duke u hetuar nga autoritetet kompetente.



