Banorët në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë ankohen për mungesë të ujit, KRU “Prishtina” jep detaje

Banorë të rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë janë ankuar se nga data 03.02.2026, nuk kanë furnizim me ujë, sipas tyre kjo vonesë po ju shkakton telashe të mëdha.
Ndërkaq nga KRU “Prishtina” kanë deklaruar se do të aktivizojnë ekipet e terrenit për ta shikuar gjendjen, duke identifikuar shkaktarin e problemit.
Zëdhënësja e “KRU Prishtina”, Arta Mjeku tha se kanë pranuar ankesa të shumta për mungesën e ujit në këtë zonë. “Do të identifikohet shkaktari i problemit dhe ekipet në terren do t’i marrin masat e nevojshme lidhur me problemin”, tha ajo.



