
Falë angazhimit të vazhdueshëm profesional, punës operative dhe veprimeve të mirëkoordinuara hetimore, Njësia Hetimeve të Stacionit Policor në Gjakovë po vazhdon të shënojë rezultate të dukshme në parandalimin dhe zbardhjen e veprave penale, si dhe në kapjen e personave të përfshirë në to.
Më datë 3 shkurt 2026, kjo njësi ka arritur të arrestojë një person të moshës madhore A.B., i cili ishte i përfshirë në tri (3) raste të iniciuara për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, të ndodhura në lokacione të ndryshme në qytetin e Gjakovës, në rrugët “Fan S. Noli”, “UÇK” dhe “Marin Barleti”.
Me urdhër të prokurorit ky person është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë apelon tek qytetarët që të raportojnë çdo informacion të dyshimtë dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.



