Basha thotë se Kushtetuesja nuk ka bazë për masë të përkohshme

Për herë të parë pas marrjes së detyrës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka dhënë intervistën e tij të parë në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Në këtë intervistë, kryetari i Kuvendit ka folur për Gjykatën Kushtetuese, lidhur me masën e përkohshme. Ai tha se beson se partitë shqiptare duhet të gjejnë vullnet e të bashkëpunojnë mes vete. Basha tha se nuk beson se do të ketë masë të përkohshme.

“Unë nuk mendoj se Gjykata Kushtetuese ka rast. Kjo u dëshmua herën e fundit, kur e fitoi një të drejtë kushtetuese zonja Emilija Rexhepi. Një e drejtë kushtetuese është vendimi i Kuvendit, tani me Nenad Rashiq dhe zonja Emilija Rexhepi si nënkryetarë të Kuvendit. Kjo pas shterimit të të gjitha opsioneve që ofron rregullorja e Kuvendit, dhe do të ishte komplet absurde me mendu që t’i refuzohej e drejta e një nënkryetari që i takon komunitetit serb, i cili përfaqëson komunitetin serb dhe është në linjë me rregulloren e punës së Kuvendit. Prandaj, unë nuk besoj se do të ketë masë të përkohshme, megjithatë do të dërgojmë komentet tona. Por Gjykata do ta injorojë këtë plotësisht, sepse nuk ka asnjë argument të vetmin. A i kanë numrat? Kjo varet nga mandatari që janë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe afati është deri të dielën, kështu që duhet ta kalojmë deri të dielën për të parë se kur do të thirret seanca dhe si do të procedohet”, tha ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button