Bedri Hamza pritet të emërohet u.d. i kryetarit të PDK-së

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës pritet të emërojë Bedri Hamzën në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të partisë, pas ofrimit të dorëheqjes nga kryetari i deritashëm Memli Krasniqi.
Burime nga PDK i kanë thënë Paparacit se Hamza pritet të marrë përkohësisht drejtimin e partisë deri në mbajtjen e konventës së re zgjedhore, në të cilën do të zgjidhet lideri i ri i partisë me mandat të plotë.
Memli Krasniqi ka ofruar dorëheqjen e tij sot në mbledhjen e Kryesisë, e cila ka nisur sot rreth orës 14:00.
Në orën 15:30, Krasniqi pritet të bëjë publike dorëheqjen nga posti i kryetarit në një konferencë për media. /Paparaci.com



