Berisha nuk i pranon zgjedhjet e 11 majit, s’e përjashton as grevën e urisë

Në daljen e radhës për mediat, kryetari i PD-së, Sali Berisha përsëriti akuzat për manipulim zgjedhjesh.
Berisha cilësoi zgjedhjet e 11 majit si farsë, dhe që nuk do i njihte kurrë, duke deklaruar edhe nisjen e një beteje për sakrificë nga ai, PD dhe shqiptarët që donin të bëheshin pjesë, shkruan Tema.
Kreu i PD-së nuk ka përjashtuar asnjë skenar në shtator me rinisjen e jetës politike, duke përfshirë këtu edhe grevën e urisë.
“A është greva e urisë opsion?”, u pyet ai.
“Absolutisht i gatshëm ta udhëheq deri në fitore, e nën shembullin personal t’ju rikthej shqiptarëve votën e lirë. Asgjë nuk përjashtohet, nuk përjashtohet asnjë variant. Do bindim qytetarët se kjo ishte një farsë. Ai njeri s’ka moral, kur pranon krimin elektoral të karteleve. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Kushdo që beson te rruga jonë është i mirëpritur. Dhe nëse besoja se kjo betejë nuk fitohet, nuk do e nisja. Jam i bindur se këtë betejë ne do ta fitojmë. Do vazhdojë lufta për ndërgjegjësimin e botës për farsën elektorale. Por e theksoj, farsat elektorale nuk fitohen kurrë nga opozita”, u shpreh Berisha.