Berisha: Veteranët e UÇK-së do të festojnë, por jo me Qeverinë që u koordinua me Radojqiçin e që dërguan dosje në Hagë

Ish-eprori i UÇK-së, Zafir Berisha, ka mbështetur vendimin e OVL-UÇK-së për të mos bashkëpunuar me Qeverinë Kurti rreth shënimit të ceremonisë së 17-vjetorit të pavarësisë.
Ai ka bërë me dije se veteranët e UÇK-së do të festojnë këtë përvjetor, por këtë nuk do ta bëjnë me Qeverinë , e cila është koordinuar me Milan Radoiçiqin.
“Veteranët e UÇK-së do të festojn, por jo me ata që u koordinuan me Radojqiçin, kundër tyre! Keqinterpretimi me qëllim i vendimit të OVL-UÇK-së për të mos festu me regjimin në ikje, festën e Pavarësis së Kosovës, është servilizëm i tepruar i atyre që shohin andërra me sy hapur! Ata që dijnë me lexu shqip, në vendim të OVL-UÇK-së mund ta shohin se ata (veteranët) nuk bojkotojn por do të festojn 17 shkurtin dhe 5. 6. dhe 7 marsin (Epopen e UÇK-së) por jo me ata që u koordinuan me Radojqiçin dhe Listën Serbska kundër pagës minimale që atakonte veteranët e UÇK-së. Veteranët do të festojn, sepse pa ata nuk do të ishin këto festa, dhe në Kosovë ende do të ishte çizmja e okupatorit serbë në Kosovë, mirpo ata (veteranët) kanë vendos mos të festojn me ata që kanë dorëzu dosje kundër UÇK-së në Hagë, nuk festojn me regjimin ku ka ministra që i shohin si mercenar veteranët e UÇK-së, nuk fetojn me regjimin që invalidët e luftës për 4 vite i kanë lën pa proteza!”, ka shkruar ai nw profilin e tij nw “Facebook”.