
Një incident serioz ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin Kllokot, ku një person nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fillimisht punëtorët e një firme, e më pas edhe dy zyrtarë policorë që kishin dalë për të intervenuar.
Ngjarja ka ndodhur më 12.02.2026 rreth orës 09:00, kur i dyshuari Sh.S (37 vjecar) ka hyrë në oborrin e punëtorisë në gjendje të dehur dhe ka nisur të sulmojë fizikisht punëtorët, duke refuzuar të largohet nga vendi.
Sipas burimeve nga strukturat e afërta me hetimin, në momentin që patrulla policore ka arritur në lokacion për ta qetësuar situatën, i dyshuari ka eskaluar edhe më tej duke sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.
Si pasojë e sulmit, dy policët kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor.
Rasti vazhdon të hetohet nga policia.



