Lajme

Besa Ismaili: Veriu i çliruar nuk e rriti votën e VV’së sepse s’ka çlirim, ka vetëm mashtrim

Besa Ismaili, ish-deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se në veri të Mitrovicës “ka vetëm mashtrim të Albin Kurtit”.

Ajo pyeti se pse “veriu i çliruar nuk e rriti votën” për Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas saj, sot serbët janë jashtë rendit kushtetues dhe kjo i shtron teren “Zajednicës”.

“Pse “veriu i çliruar” nuk e rriti votën e VV, por e uli atë? Sepse s’ka çlirim, ka vetëm mashtrim. Andaj. Në politikë, sukseset e rreme kanë këmbë të shkurtra. Askund kjo nuk është më e dukshme se në atë që u trumbetua si “çlirimi i veriut” nga kryeministri Albin Kurti, një aksion i zhurmshëm, i paketuar me flamuj, tensione të rrezikshme dhe deklarata heroike. Por çfarë ndodhi më pas? A u çlirua vërtetë veriu? Kryeministri u mburr se e “çliroi” veriun, por realiteti është se e boshatisi atë edhe më tej. Sot, serbët nuk janë në institucionet e Republikës, nuk janë pjesë e rendit kushtetues, dhe kjo mungesë përfaqësimi institucional e shtron terrenin që Zajednica de facto të realizohet dhe de jure të imponohet jashtë kornizës kushtetuese të shtetit të Kosovës”.

“Ka vetëm një garantues për të mos pasur Zajednicë, e ai është integrimi i plotë i serbeve në institicionet e Republikës. Ç’integrimi ishte situatë e rrezikshme diplomatike e politike, që tensionoi vendin dhe e izoloi ndërkombëtarisht. Me Kurtin, Kosova humbi shansin për integrimin e veriut. Dhe me veriun, Kurti shënoi humbje të besimit politik të qytetarëve të Kosovës. Populli zhgënjehet, por nuk gënjehet gjatë”, ka shkruar ajo në Facebook të dielën.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button