Ballina

Zyrtari policor Bojan Jevtiq përfundon intervistimin në IPK

Bojan Jevtiq, zyrtari policor i arrestuar sot në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, ka përfunduar intervistimin nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK). Lajmi është konfirmuar për Tëvë1 nga burime në terren.

Jevtiq mbante njëkohësisht pozitën e zëvendëskomandantit dhe shefit të operativës në një nga strukturat policore në pjesën veriore të Kosovës. Ai dyshohet për përfshirje në veprimtari të spiunazhit dhe ka qenë nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga autoritetet për një periudhë të gjatë kohore.

Sipas raportimeve mediatike, Jevtiq dyshohet për bashkëpunim me strukturat e sigurisë së Serbisë dhe për rrjedhje të informatave të ndjeshme me karakter të sigurisë kombëtare.

Arrestimi i tij është rezultat i një operacioni të përbashkët ndërinstitucional, të zhvilluar nga Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).

Autoritetet kompetente nuk kanë dhënë ende detaje shtesë lidhur me veprimet e mëtejshme hetimore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button