Blloku A3 jashtë funksionit, KEK thotë se nuk ka mungesë në prodhimin e energjisë elektrike

Blloku A3 i “Termocentralit Kosova A” aktualisht është jashtë funksionit.
Zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli shprehet se blloku A3 është jashtë funksionit për shkak të disa punimeve.
“Akualisht KEK-u është duke operuar me njësitë A4 të Termocentralit “Kosova A” dhe njësitë B1 dhe B2 të Termocentralit”, tha Bucolli.
“Gjithashtu, ju informojmë se KEK është duke përmbushur në mënyrë të rregullt të gjitha obligimet e saj operacionale dhe kontraktuale, duke siguruar stabilitet në furnizim dhe funksionim të pandërprerë të sistemit energjetik”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se zakonisht KEK-u operon me katër njësi në total, ndërsa njësia e pestë, sipas tij, mbetet gjithmonë si opsion rezervë.
“Njësia A5 ose është rezervë e nxehtë ose i zëvendëson kur kemi ndalje të paplanifikuar ose kur kemi ndonjë remont në ndonjë njësi tjetër. Zakonisht KEK-u operon me katër njësi” shprehet Bucolli.



