Ballina

Brahimaj: Qeveria aktuale gëzohet nëse ndodh dënimi i eprorëve të UÇK-së, prandaj heshtin

Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj ka hedhur akuza të shumta në drejtim të Qeverisë së Kosovës, për siç ka thënë ai, heshtje ndaj Gjykatës Speciale. 

Brahimaj ka thënë se po duket se qeveritarët janë të gëzuar nëse dënohen eprorët e UÇK-së.

“Zyrtarët e shtetit nuk janë të interesuar. Le të më thotë dikush vetëm një herë kur është ngritur zëri nga kryeministri Kurti, nga ministrja e Drejtësisë, nga presidentja apo kushdo qoftë nga qeveria. Ata po me duket janë me të gëzuar nëse ndodh dënimi i eprorëve të UÇK-së”, ka thënë Brahimaj.

Tutje, Brahimaj ka thënë se do të donte të shihte ndonjërin prej deputetëve të LVV-së në protestën e nesërme. 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button