Çitaku falënderon Krasniqin: PDK do qëndrojë e bashkuar

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka falenderuar Memli Krasniqin për udhehjen e tij të partisë, pasi ky i fundit njoftoi dorëheqjen.
“Faleminderit Memli, e more drejtimin e PDK-së në rrethana të vështira. E ruajte, e rrite dhe e fuqizove, jo vetëm në vota, por edhe me kuadro të reja, energji dhe vizion. Sot, pas katër vitesh që e udhëheq Partinë, respekti për ty vetëm më është rritur”, shkruan Çitaku.
Tutje shton se PDK do qëndrojë e bashkuar.
“Një lideri nuk i mjafton vetëm dija, i duhet edhe karakteri i fortë dhe zemërgjerësia. Ti i ke të dyja. Me falënderim, me respekt dhe me bindjen se do të qëndrojmë të bashkuar për një PDK edhe më të fuqishme”, përfundon sekretarja e partisë.



