Conte tregon se pse e zëvendësoi Rrahmanin

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, tregoi se pse e zëvendësoi mbrëmë qendërmbrojtësin Amir Rrahmani.

Kampioni në fuqi i Italisë mposhti Atalantën me rezultat 3-1, por kosovari luajti vetëm 64 minuta.

Fillimisht u raportua për një lëndim të dardanit, mirëpo Conte ka thënë se e kishte hequr nga loja pasi e kishte vënë re se ishte lodhur.

Rrahmani mbetet ndër më të besueshit e strategut italian që njihet se lyp shumë nga lojtarët e tij.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button