Ballina

“Ishte mall, dhimbje dhe krenari”, gazetarja Arta Mustafa pas pesë vitesh takon xhaxhain Salih Mustafën në Hagë

Gazetarja Arta Mustafa të premtën ka takuar pas pesë vitesh xhaxhain e saj Salih Mustafën në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Mustafa përmes një shkrimi në “Facebook”, ka treguar se si ishte takimi me xhaxhain e saj, komandant Cali.

Postimi i plotë i gazetarës Arta Mustafa:

Xhaxhi, sa më kishte marr malli!

Dje e takova për herë të parë, pas pothuajse pesë vitesh, axhën tim – Salih Mustafën. U përqafuam pas kaq shumë kohe mungesë, vuajtje, padrejtësi.

Nuk ka fjalë që përshkruajnë ndjesinë e atij momenti. Ishte mall, dhimbje dhe krenari – të gjitha në një.

Të shohësh dikë që e do, e që për ty është simbol i qëndresës dhe drejtësisë, të mbyllur padrejtësisht kaq gjatë, dhe prapë ta gjesh të fortë, të kthjellët, të qëndrueshëm – është emocion që s’harrohet kurrë.

Xhaxhi im nuk është thyer.

As koha, as largësia, as izolimi nuk ia kanë zbehur dritën në sy. E mban qëndrimin me dinjitet, ashtu siç e ka mbajtur gjithmonë – me bindjen se e vërteta do të dalë në dritë.

Dje u përqafuam, jo vetëm si mbesë e axhë, por si dy gjenerata që nuk e harrojnë asnjëherë sakrificën për liri.

LIRIA DO TË VIJË. E do ta presim bashkë, krahë për krahë.

p.s – Duhemi me rifresku foton, xhaxh!

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button