
Bashkatdhetarë që po udhëtonin nga Cyrihu për në Prishtinë janë përballë me një situatë të paprecedentë.
Fluturimi, që nga Cyrihu u nis pasditen e sotme, në gjysmë të rrugës iu desh të kthehej në qytetin zviceran.
defekti dyshohet të ketë qenë në kabinën e ajrit.
Ndërkohë, edhe në faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, figuron anulimi i fluturimit.
Udhëtarët kanë pohuar për IndeksOnline se nga linja ajrore “Edelweiss” janë njoftuar se fluturimi do të realizohet nesër.



