Deklarata e Kurtit për fenë dhe identitetin shqiptar, Qerimi: Është fyerje e rëndë dhe përçmim i hapur i trashigimisë fetare të shqiptarëve

Profesori universitar Gëzim Qerimi, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit Albin Kurti, të bërë në gazetën prestigjioze amerikane “The New York Times”, ku ka thënë se ‘‘Për shqiptarët, përsa i përket identitetit, feja nuk ka qenë kurrë e rëndësisë së parë’’.
Qerimi në reagimin e tij ka thënë se është fyerje e rëndë e trashigimisë fetare të shqiptarëve.
“Kjo deklaratë është një fyerje e rëndë dhe një përçmim i hapur ndaj trashëgimisë fetare të shqiptarëve, veçanërisht ndaj Islamit, që për shekuj ka qenë shtyllë shpirtërore dhe morale e popullit dhe kombit tonë. Islami nuk “erdhi dhe shkoi”, por mbeti dhe na ndihmoi të mbijetojmë si komb gjatë periudhave më të errëta të historisë. Deklarata e Albin Kurtit reflekton ideologjinë e tij ateiste, që është e huaj për shumicën e shqiptarëve dhe e rrezikshme për unitetin e popullit dhe kombit tonë”, ka shkruar Qerimi.
Postimi i plotë:
Reagim kundër deklaratës së Albin Kurtit: “Fetë erdhën e shkuan, ne ende jemi këtu”.
Kjo deklaratë është një fyerje e rëndë dhe një përçmim i hapur ndaj trashëgimisë fetare të shqiptarëve, veçanërisht ndaj Islamit, që për shekuj ka qenë shtyllë shpirtërore dhe morale e popullit dhe kombit tonë. Islami nuk “erdhi dhe shkoi”, por mbeti dhe na ndihmoi të mbijetojmë si komb gjatë periudhave më të errëta të historisë. Deklarata e Albin Kurtit reflekton ideologjinë e tij ateiste, që është e huaj për shumicën e shqiptarëve dhe e rrezikshme për unitetin e popullit dhe kombit tonë.
Një lider që përçmon besimin e shumicës së popullit të tij minon unitetin shoqëror dhe traditën tonë ndërfetare. Ne nuk do të pranojmë kurrë retorikë që fyen vlerat tona shpirtërore dhe margjinalizon miliona qytetarë. Albin Kurti duhet të ndalojë sulmet ndaj fesë dhe të kërkojë ndjesë publike!