Deliu-Kodra: PDK-ja s’ka votë për Simiqin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra ka thënë se kjo parti nuk ka votë për Sllavko Simiqin për nënkryetar të Kuvenditt ë Kosovës.
Deliu – Kodra këto komente i bëri pas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese që konstatoi se nuk është konstituuar Kuvendi i Kosovës.
“PDK-ja e ka qartësuar qëndrimin e saj do të respektojmë Kushtetutën e Kosovës do të jemi në Kuvend, jo për ta votuar Simiqin e kemi thënë saktë se PDK-ja s’ka votë për Simiqin…”, ka thënë Deliu – Kodra për RTV21.
Megjithatë, deputetja e PDK-së nuk ka treguar nëse do të votojnë ose jo një kandidat tjetër nga Lista Serbe.