
Një rast i dëmtimit të varreve është raportuar më 13.12.2025 në Obiliq.
Sipas raportit policor, rreth orës 13:30 dyshohet se persona të panjohur kanë dëmtuar pllakën e një varri si dhe vazot e dy varreve të tjera.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa rasti po trajtohet nga njësitet policore dhe është nën hetime.



