Dënohet me 10 muaj burgim me kusht dhe 800 euro gjobë i akuzuari për 1.83 gram marihuanë

I akuzuari L.B., pas pranimit të fajësisë lidhur me veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, sipas së cilës ka poseduar substancë narkotike me peshë të përgjithshme 1.83 gram, është dënuar me 10 muaj burgim me kusht, nëse brenda afatit prej dy vitesh nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, si dhe me 800 euro gjobë.

Shpallja e aktgjykimit u bë të premten nga gjykatësi i rastit, Fisnik Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
L.B., në shqyrtimin fillestar, e ka pranuar fajësinë për veprën penale që i ngarkohej.
“Unë kam qenë konsumues dhe e kam pirë, sepse kam pasur një rast në familje dhe më është dukur se po ma largon mërzinë. E pranoj fajësinë që e kam konsumuar për vete dhe e kam treguar aty për aty se e kam pasur për përdorim personal. Më ka vdekur një djalë i mixhës, kemi qenë moshatarë dhe kam menduar se do të ma largonte mërzinë.

E ndiej veten plotësisht fajtor, sepse ajo të çon në humnerë”, ka thënë i akuzuari L.B në seancën e shqyrtimit fillestar.

info@tandempress.net
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button