Deputetja Deliu thotë se PSRK ka caktuar prokurore për ta hetuar profilin “Lule Gjeli”: Askush nuk mund të jetoj nën frikë dhe kërcënim

Deputetja e zgjedhur e PDK’së, Blerta Deliu, ka njoftuar se është caktuar një prokurore për të hetuar një profil në Facebook me emrin “Lule Gjeli”, që dyshohet për përhapje të gjuhës së urrejtës e shantazh.

Ajo tha se të hënën vetë do të shkojë në Prokurorinë Speciale për ta denoncuar këtë rast, ndërsa ftoi këdo që u shantazhua nga ky profil t’i çojë materialet në prokurori.

“Të hënën në mëngjes do të paraqitem në Prokurorinë Speciale për ta denoncuar profilin “Lule Gjeli” dhe për të ofruar çdo informacion që kam në dispozicion. Pas informatës se Prokuroria Speciale ka filluar hetimet lidhur me këtë rast, kam kontaktuar menjëherë këtë institucion për të marrë informata shtesë.

Sipas informatave që kam marrë, tashmë është caktuar prokurorja që po e trajton çështjen. I ftoj të gjithë qytetarët që janë shantazhuar, kërcënuar, fyer apo kanë pësuar pasoja nga veprimtaria e këtij profili, të mos heshtin. Çdo dëshmi dhe çdo denoncim ka rëndësi për zbardhjen e plotë të rastit”.

Deliu publikoi edhe një numër përmes së cilit mund të lidhen me prokuroren e rastit.

“Për kontakt me Prokurorinë Speciale mund të telefononi në numrin 044 666 492 dhe të kërkoni të lidheni me prokuroren që po merret me rastin. Askush nuk duhet të jetojë nën frikën e kërcënimeve, shantazhit dhe gjuhës së urrejtjes. Besoj se është koha që drejtësia të veprojë dhe secili të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta”.

Artikuj të tjerë

Back to top button