
Një superndeshje i pret meraklinjtë e futbollit sot në Gjilan.
Atje do të luhet derbi i njohur i Anamoravës, mes Gjilanit dhe kampiones, Dritës.
Kjo përballje e zjarrtë do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00, dhe transmetohet ekskluzivisht në kanalet sportive të platformës kryesore televizive Artmotion.
E jo më pak interesante, nuk do të jenë as dy përballjet e tjera të xhiros së tetë, Dukagjini dhe Prishtina e Re si dhe Drenica e Ferizaj, që nisin po ashtu nga ora 15:00.