Lajme

Arian Tahiri shkurt për Faton Pecin: E njeh Mitrovica se kush është ai

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka shprehur respekt për të gjithë kandidatët e tjerë që janë futur në garën për të udhëhequr qytetin.

I ftuar në Pressing në T7, ai ka theksuar rëndësinë e një gare të ndershme dhe demokratike, ndërsa ka falënderuar të gjithë ata që, sipas tij, kanë kontribuar në procesin e bashkimit të Mitrovicës.

“Unë i respektoj të gjithë kandidatët për kryetar të Mitrovicës”, ka thënë Tahiri.

Ndër të tjera, ai tha se qyteti i Mitrovicës e njeh Faton Pecin dhe e di çfarë kontributi ka dhënë për qytet.

Ndërkaq, ai ka folur edhe për bashkimin e Mitrovicës, i cili proces thotë se ka nisur nga viti 1999. Ai ka përmendur Ibrahim Rugovën, Bajram Rexhepin, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Avdullah Hotin e tash edhe Albin Kurtin.

“Falënderoj secilin që ka punuar me përkushtim për bashkimin e qytetit tonë,” ka deklaruar Tahiri.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button