
Policia ka hedhur poshtë pretendimet e familjarëve të ish-deputetit, të cilët thanë se Gani Geci nuk u arrestua të hënën.
Në raportin 24-orësh të publikuar të martën, Policia tha se ish-deputeti i LDK-së është arrestuar të martën më 13.10.2023.
“Me 13.10.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ,,kanosje ’’ ndaj viktimës mashkull kosovar-gazetar”, sipas raportit.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, Gecit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48-orë.


