
Një person është dërguar në spitalin e Mitrovicës në gjendje të rëndë pas një aksidenti të trafikut me motoçikletë.
Tashmë konfirmohet se gjendja e pacientit është e rëndë dhe jo stabile për jetën
“Një pacient është sjellur në spitalin e Mitrovicës mashkull i vitit 1985, aksident me motor. Personi i hospitalizuar pas kryerjes së ekzaminimeve të nevojshme në QE, konstatohet se pacienti ka politraumë të rëndë, dhe se gjendja e tij është jo stabile për jetën” thuhet nga spitali rajonal i Mitrovicës
“Pacienti po dergohet në sallë operative nga ekipet kujdestare të Neurokirurgjisë dhe Anestezionit, pastaj vazhdon trajtimin në MIQ” thuhet në përgjigjje.



