Dhimbjet që ju shkaktohen si pasojë e mungesës së vitaminës D
Kjo vitaminë nevojitet edhe për ta rregulluar sasinë e kalciumit dhe fosfatit në trup.
Mungesa e vitaminës D mund të shpie në komplikime serioze.
Sipas ekspertëve, ju mund të keni mungesë të vitaminës D nëse keni filluar të keni dhimbje të ndryshme në muskuj.
Ndonëse shkaktari i dhimbjes në muskuj ndonjëherë është i vështirë për t’u gjetur, sipas ekspertëve, një shkaktar i zakonshëm është mungesa e vitaminës D.
Më shumë se 70% e të gjithë njerëzve me dhimbje muskuj kanë mungesë të vitaminës D.
Kjo për shkak se mungesa e vitaminës D mund të shpie në një ndjeshmëri më të madhe të receptorëve në muskuj.
Tjerat simptoma të mungesës së vitaminës D përfshijnë ndjenjën e lodhjes së tepërt, sëmureni më shpesh se zakonisht dhe në përgjithësi keni më shumë dhimbje.