Dhuna në familje mbizotëron në trajtimin e rasteve nga mbrojtësit e viktimave

Gjatë periudhës njëjavore të punës, mbrojtësit e viktimave në nivel të Kosovës kanë trajtuar gjithsej 51 raste të reja të paraqitura.Nga totali i rasteve:48 raste kanë qenë të dhunës në familje: 1 rast i trafikimit të qenieve njerëzore dhe 2 raste të sulmit seksual.

Në kuadër të veprimeve ligjore dhe procedurale janë realizuar: 3 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje (UM) të parashtruara në gjykatë;8 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje Emergjente (UME):2 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje të Përkohshëm Emergjent;1 kërkesë për ndërprerje të Urdhrit të Mbrojtjes.Vendimmarrje dhe procedura gjyqësore: 6 aktvendime të aprovuara;6 aktgjykime dënuese: 16 seanca gjyqësore;4 seanca të mbajtura në prokurori.

Shërbime dhe mbështetje për viktimat: 51 këshilla juridike të ofruara 2 përfaqësime të rasteve në polici 8 referime të rasteve në Qendrën për Punë Sociale (QPS).

Artikuj të tjerë

Back to top button