
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave ka trajtuar 73 raste të reja në nivel të Republikës së Kosovës gjatë periudhës 9-16 tetor 2026, ku pjesa më e madhe e tyre lidhen me dhunën në familje.
Sipas të dhënave të publikuara nga kjo zyrë, nga rastet e trajtuara, 64 kanë të bëjnë me dhunën në familje, një rast me dhunim, dy raste me dhunë seksuale dhe tri raste me vrasje.
Po ashtu, është evidentuar një rast i bashkëjetesës nën moshën 16-vjeçare, ndërsa dy raste janë kategorizuar si raste të tjera.
Gjatë kësaj periudhe, ZMNV ka raportuar edhe për aktivitetet e saj ligjore dhe gjyqësore. Shtatë kërkesa për urdhër mbrojtjeje janë aprovuar nga gjykata, ndërsa shtatë kërkesa për urdhër mbrojtjeje emergjente janë miratuar. Një kërkesë për urdhër mbrojtjeje është tërhequr, kurse gjykatat kanë aprovuar 18 aktvendime për urdhra mbrojtës.
Në kuadër të punës së saj, mbrojtësit e viktimave kanë marrë pjesë në 55 seanca gjyqësore dhe 11 seanca në prokurori. Gjithashtu, janë ofruar 41 këshilla juridike, janë regjistruar nëntë aktgjykime dënuese dhe një aktgjykim refuzues.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe është paraqitur edhe një ankesë në shkallë të dytë, janë dorëzuar gjashtë parashtresa, është paraqitur një kërkesë për kompensim pranë komisionit të Ministrisë së Drejtësisë dhe është përfaqësuar një rast në Polici.



