Dhunë familjare në Lipovec të Gjakovë, babë e bir përleshen pas festës së Vitit të Ri

Një incident i rëndë i dhunës në familje është regjistruar në orët e para të Vitit të Ri në fshatin Lipovec të Gjakovës, ku një mosmarrëveshje mes babait dhe djalit ka eskaluar në përplasje fizike dhe shkatërrim të pronës.
Ngjarja ka ndodhur më 01.01.2026 rreth orës 00:30, kur dy të dyshuarit M.B. dhe Sh.B babë e bir, pas festimit të ndërrimit të viteve, janë përfshirë në një konflikt brenda shtëpisë.
Sipas informacioneve, i dyshuari i ri, nën ndikimin e alkoolit dhe pa patentë shoferi, kishte kërkuar çelësat e veturës për të dalë.
Babai i tij kishte refuzuar, çka ka shkaktuar reagim të dhunshëm nga djali, i cili ka dëmtuar disa dhoma të shtëpisë, dhe ka thyer derën e një dhome duke kërkuar çelësat.
Gjatë incidentit, viktima ka pësuar lëndime të lehta në shpatullën e djathtë, për të cilat dyshohet se mund të jenë shkaktuar gjatë përleshjes, ndonëse babai e ka mohuar përdorimin e dhunës fizike.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.



