Dhunë në familje në Lipjan, vëllai kërcënon familjen me vrasje, ndalohet nga policia

Një rast i dhunës në familje është raportuar sot në territorin e komunës së Lipjanit, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike, psikike dhe kërcënime serioze ndaj familjarëve të tij.
Sipas informatave, më 02.01.2026 rreth orës 11:30, në fshatin “Bregu i Zi” Lipjan, është raportuar një rast i dhunës në familje. Ankuesi mashkull ka deklaruar në polici se vëllai i tij, i dyshuari, ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes.
Po ashtu, sipas deklarimit të ankuesit, i dyshuari i kishte kërcënuar familjarët me fjalët:
“Kam me ju vra të gjithëve.”
Në lidhje me rastin ka intervenuar policia e hetimeve për dhunë në familje, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Rasti po trajtohet si “Dhunë në familje”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.



