
Një rast i dhunës në familje, i shoqëruar me lëndim të lehtë trupor dhe sulm, dyshohet se ka ndodhur në Pejë.
Sipas informacioneve nga burimet e besueshme, më 13.12.2025, Policia ka pranuar njoftim për një incident familjar në rrugën “Rozafa”. Patrulla policore ka reaguar menjëherë dhe, me të arritur në lokacion, ka hasur dy persona në konflikt, të cilët rezultuan të jenë vjehrri dhe nusja e djalit të tij.
Burimet bëjnë të ditur se për shkak të mosmarrëveshjeve rreth fëmijëve, palët kanë kaluar nga debati verbal në kontakt fizik, me ç’rast lëndime të lehta trupore ka pësuar njëri nga të përfshirët, i cili ka pranuar edhe tretman mjekësor.
E dyshuara ka deklaruar se kontakti fizik ka ndodhur nga pakujdesia dhe se nuk ka qenë i qëllimshëm.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor, ku janë intervistuar nga njësia e hetimeve. Me urdhër të Prokurorit kujdestar, pas intervistimit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar për veprat penale “Dhunë në familje”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.



