Kurti deklaron 16.41 euro në llogari, 50 euro dhuratë për fëmijë – e gruaja 20 mijë

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se është “varfëruar” gjatë vitit 2025 në raport me një vit më parë.

Këtë e ka bërë të ditur në formularin e deklarimit të pasurisë për vitin e kaluar, të publikuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.

Sipas asaj që ka deklaruar, Kurti ka në llogarinë bankare 16.41 euro, për dallim nga 1551 euro që i deklaronte një vit më parë.

Po ashtu, sipas të dhënave të publikuara në APK, Kurti ka thënë se i është shtrenjtuar qiraja për 100 euro, nga 250 euro sa deklaronte një vit më parë, në 350 më 2025.

Ndërkaq, kursimet e bashkëshortes i ka deklaruar në vlerë prej 19 mijë e 500 euro, kursime të vajzës 2000 euro, si dhe 50 euro tjera që i janë dhënë nga familjarët, pronësia e të cilave, sipas Kurtit është e “fëmijëve (me të cilët jeton në bashkësi familjare)”.

Kryeministri dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, si pronë të paluajtshme, vazhdon ta deklarojë vetëm një banesë në vlerë prej 530 mijë eurosh, e cila thotë se është në pronësi të bashkëshortes.

Kurse te kategoria e të hyrave, Kurti ka të deklaruar vetëm pagën si kryeministër prej 21,315.76 euro, kurse të hyrat e bashkëshortes së tij janë 51,000.00 euro vjetore.

Artikuj të tjerë

Back to top button