Donacion jetik për QKMF-në në Ferizaj, KosovaMed dhuron pajisje mjekësore për emergjencë dhe trajtim të pacientëve

Gjatë ditës së sotme, Menaxhmenti i QKMF-së, së bashku me Zyrtaren Komunale për Shëndetësi, kanë pranuar një donacion të rëndësishëm nga OE KosovaMed, i cili përfshin pajisje mjekësore në shërbim të pacientëve, shkruan TandemPress.

Donacioni përbëhet nga dy oksigjenkoncentratorë, tre inhalatorë si dhe dy çanta me pajisje mjekësore për emergjencë, pajisje këto që do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve të ofrimit të shërbimeve shëndetësore.

Drejtori i QKMF-së, me këtë rast, u shpreh mirënjohës për mbështetjen e ofruar.

“Ky donacion është jashtëzakonisht i rëndësishëm për institucionin tonë, pasi do të na ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe në ofrimin e kujdesit më të shpejtë dhe më efikas për pacientët tanë,” tha ai.

Edhe Zyrtarja Komunale për Shëndetësi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me sektorin privat.

“Mbështetja nga bizneset vendore është dëshmi e solidaritetit dhe përkushtimit për shëndetin publik. Pajisjet e pranuara do të jenë në funksion të drejtpërdrejtë të qytetarëve,” deklaroi ajo.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i OE “KosovaMed” u shpreh se ky donacion është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të kontribuar në sistemin shëndetësor.

“Ne besojmë se bashkëpunimi ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve publike është kyç për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe mirëqenien e komunitetit,” tha ai.

Ky donacion pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe në përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në nivel lokal./TandemPress/

Artikuj të tjerë

Back to top button