Dy aksidentë për 24orë janë regjistruar në qytetin e Pejes, tre persona marrin trajtim mjekësor

Dy aksidente trafiku me tre persona të lënduar janë shënuar gjatë mesditës së sotme, të ditës së hënë në Pejë.

Aksidenti i parë kishte ndodhur në fshatin Gllaviqicë, ku janë përfshirë tri automjete, ndërsa si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore.

“I njëjti është dërguar me urgjencë në Emergjencën e spitalit në Pejë dhe thuhet se është jashtë rrezikut për jetë. Hetuesit kompetent janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin”, shtoi Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës.

Tjetri aksident ndodhi në fshatin Vitomiricë, sipas informatave të policisë, bëhet fjalë për një vetaksident, ku janë lënduar dy persona, qe dyshohet se janë moshë e mitur.

Artikuj të tjerë

Back to top button