Dy orë pas ngjarjes tragjike në Strellc të Deçanit, trupi i viktimes ende në vendin e ngjarjes

Kur po kalojnë rreth dy orë nga ngjarja tragjike në Bjeshkët e Strellcit të Deçanit, ndërkaq trupi i viktimës është ende në vendin e ngjarjes.
Pas pak, atje pritet të arrijnë edhe ekipet e IML-së.
Viktima e këtij rasti është 55-vjeçari, Shpend Hasanramaj,
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Me datën 23.07, rreth orës 13 e 42 minuta, kemi pranuar informata që në oborrin e një stani është një person i vrarë. Dyshohet për vrasje aksidentale dhe mes familjrëve. Është sekuestruar një armë e zjarrit dhe njësitet janë në vendin e ngjarjes.”, ka thënë Rugova.
Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi tha për Gazetën Demos, se në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, dhe se po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme.
“Prokurori i shtetit dhe gjitha njesitet relevante policore jane ne vendin e ngjarjes duke ndermarre veprimet e nevojshme”, tha ai


