
Një burrë është raportuar i zhdukur në Fushë Kosovë, njofton policia.
“PERSON I ZHDUKUR- Fsh.Bresje, Fushë Kosovë/ 31.01.2026 – 09:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.”
Ndërsa në Gjilan një grua është raportuar e zhdukur.
PERSON I HUMBUR /ZHDUKUR- Rr. Avdulla Tahiri, Gjilan /01.02.2026 – Është raportuar se viktima femër kosovare prej datës 29.01.2026 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.”, thuhet në njoftimin e PK.



