Dy shtetas të Kosovës lëndohen nga rrëzimi i avionit në Maqedoni të Veriut

Një avion i vogël është rrëzuar në Liqenin e Mavrovës gjatë ditës së sotme, në të cilin kanë qenë dy shtetas të Kosovës, të cilën kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në Spitalin e Gostivarit për ndihmë mjekësore.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga vendi ku është rrëzuar avioni, i cili shihet se ka përfunduar në ujërat e Liqenit të Mavrovës.

“Incidenti është raportuar në numrin 112, ndërsa informacioni menjëherë është përcjellë nga QMK te SPB-Tetovë, Ndihma e Shpejtë dhe Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK-Tetovë) për ndërhyrje të menjëhershme”, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.

Siç thanë prej atje, avioni është i markës “Piper” me regjistrim N5005W dhe është i destinuar për transport të katër personave.
Avioni rezulton se është i prodhuar në vitin 1961, ndërsa është i regjistruar në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Sipas, aircraft-data.com, pronari i avionit është D.M, ndërsa theksohet se vendi është Ridgefield Park, New Jersey, SHBA.Ndërsa avioni ka status valid dhe certifikatë të vlefshme deri në vitin 2028.

Sipas të dhënave, avioni ka qarkulluar edhe më herët në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut, është shfaqur edhe në evente aviacioni, për shembull në një shfaqje ajrore në Shkup/Stenkovec, Maqedoni, më 16 shtator 2023.

info@tandempress.net
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button