Dy të rinjtë ranë nga gomonia dhe i preu helika, detaje nga tragjedia në Shëngjin

Një aksident i rëndë ujor ka ndodhur këtë pasdite mes Rrjollit dhe Shëngjinit, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Sipas Top Channel, është lënduar edhe një person tjetër, i cili është transportuar në spitalin e Lezhës.

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik ujor ndodhur sot mes Rrjollit dhe Shëngjinit ku një i ri humbi jetën ndërsa miku i tij u lëndua.
Viktima është identifikuar si Klaus Gjergji ndërsa i plagosuri Uran Marku.


Sipas Top Channel, në gomone kanë qenë një grup të rinjsh, ndërsa dy prej tyre kanë rënë prej mjetit lundrues.


Ata janë prerë nga helika e gomones, duke rezultuar fatale për njërin prej tyre, dhe duke lënë të lënduar tjetrin. Në vijim pritet që policia të sqarojë detajet e plota të ngjarjes së rëndë.

Artikuj të tjerë

Back to top button